Ukraina ka 40 ushtarë më pak për të luftuar kundër Rusisë meqë ata i ka të dërguar në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, si shtet aleat i NATO-s.
Këtë të enjte, Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës me shpërthimet e para që u dëgjuan para agimit në Kiev, Kharkiv dhe Odesa. Ukraina këtë e cilësoi si “luftë në shkallë të gjerë” derisa ka kërkuar nga Perëndimi që veprojë me kohë
Ukraina ka 200 mijë forca aktive për dallim nga Rusia që ka 850,000. Numrin e forcave rezerviste prej 250 mijë e kanë të njëjtë 2 vendet që sot ndërprenë marrëdhëniet diplomatike. Por, Rusia është në epërsi shumë më të madhe edhe në forcat paraushtarake, e cila numëron 250,000 trupa, ndërsa Ukraina ka 50 mijë njofton Klan Kosova.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot ka bërë të ditur se do të ofrojë armë për të gjithë ata ukrainas që duan të mbrojnë vendin e tyre.