Trupat e para amerikane kanë mbërritur në Letoni, e cila ndan një kufi drejtpërdrejt me Rusinë.
NATO po përforcon krahun e saj lindor pasi Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës.
Mëngjesin e së enjtes, 40 trupa nga Brigada 173 Ajrore, e njohur si Ushtarët Sky, mbërriti në Letoni nga baza e tyre në Itali, konfirmoi Ambasada e SHBA në Riga.
Dislokimi është pjesë e një lëvizjeje prej 800 trupash dhe pajisjesh amerikane në Baltik – ish-republikat sovjetike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, të cilat janë të gjitha tani pjesë e aleancës së NATO-s, transmeton Lajmi.net.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se lëvizja e këtyre truapve është e natyrës mbrojtëse dhe se SHBA-ja nuk ka ‘ndërmend të luftojë Rusinë’.