Tensionet në Ukrainë, OBSH-ja ngre alarm për katastrofë të mundshme humanitare
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur alarmin për një emergjencë të pritshme shëndetësore në Ukrainë.
“Në mes të konfliktit që po shpaloset me shpejtësi në Ukrainë, Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën përsërit shqetësimin e saj më të thellë për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë civilëve të prekur nga kriza në vend dhe ndoshta më gjerë”,thuhet në një deklaratë të zyrës, shkruan Aljazeera.
Sipas OBSH-së, çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rezultojë në një katastrofë humanitare, transmeton Gazeta Blic.
Krahu evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shtoi se po punonte ngushtë “me të gjithë partnerët e OKB-së për të rritur me shpejtësi gatishmërinë për t’iu përgjigjur urgjencës së pritshme shëndetësore të shkaktuar nga konflikti”.