Presidenti ukrainas, Volydymir Zelensky ka njoftuar se forcat e armatosura të Rusisë kanë nisur rrethimin e qytetit ukrainas të Çernobilit, ku gjendet qendra bërthamore, transmeton InLajmi.
Presidenti Zelensky, përmes një njoftimi në Twiter ka theksuar se këtë nuk do ta lejojnë të përsëritet tragjedia siç ka ndodhur në vitin 1986.
“Forcat okupuese ruse po provojnë që ta rrethojnë Çernobilin. Mbrojtësit tanë po i japin jetët e tyre, që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986. E kam raportuar këtë të Kryeministrit i Suedisë. Ky është deklarim i luftës kundër gjithë Evropës”,ka shkruar Zelensky. /InLajmi/