Ukraina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë, nga mesnata e natës së sotme, transmeton InLajmi.
Projektligji u miratua nga parlamenti i Ukrainës tani.
Ukraina do të vendosë kufizime në një sërë shërbimesh të komunikimit dixhital dhe radio, të cilat qeveria thotë se mund të ndezin situatën.
Dhe kjo do të thotë se rezervistët ushtarakë nuk do të lejohen të largohen nga vendi.
Ukraina ka vendosur një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare mes frikës së një pushtimi rus, ndërsa Rusia ka nisur evakuimin e stafit diplomatik nga të gjitha misionet e saj në Ukrainë.
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka paralajmëruar qytetarët që të mos vizitojnë Rusinë dhe ata që janë tashmë atje të largohen nga vendi
Parlamenti ka votuar për të miratuar një projektligj që do t’u lejojë ukrainasve të mbajnë armë zjarri për vetëmbrojtje, shkruan BBC.
Kjo vjen pasi Ministria e Jashtme e Ukrainës paralajmëroi ukrainasit që të mos vizitojnë Rusinë dhe u kërkoi qytetarëve të saj që tashmë janë atje të largohen nga vendi, në një këshillë udhëtimi të lëshuar të mërkurën. /InLajmi/