Këtë të mërkurë, njëstiet e Doganës së Kosovës kanë organziuar kontrolla në 3 barnatore në qytetin e Prishtinës, me ç’rast kanë hasur në 482 lloje te Barnave të kontrabanduar pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10 mijë euro, përcjell InLajmi.
Me këtë rast malli i kontrabanduar është sekuestruar.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës’.
Tutje Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./InLajmi/