Analisti i njohur politik, Ilir Ibrahimi së fundmi ka komentuar tensionet në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa ka theksuar se kjo ngjarje tregon qartë rëndësinë e arritjes së një marrëveshje sa më parë me Serbinë përmes procesit të dialogut që po zhvillohet, përcjell InLajmi.
Sipas Ibrahimit, ajo marrëveshje do ta hiqte njëherë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova, derisa më tej ka theksuar se zgjidhja më e mirë do të ishte shkëmbimi i territoreve.
Postimi i tij i fundit:
Zhvillimet e fundit në botë e tregojnë edhe më shkoqur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Ajo marrëveshje duhet të heq një herë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova.
Asociacioni nuk e bën këtë, prandaj shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë.
Klasa politike kosovare aktuale duhet ta gjej guximin, sikur e kishte gjetur klasa politike në vitin 2018, dhe ta vendos këtë opsion në tavolinë./InLajmi/

















