Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë seancës së Kuvendit tha se Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 9.9%, raporton InLajmi.
Kurti tha se rritja e pagave që do të bëhet, s’mund ta ndjek rritjen ekonomike, kjo sipas tij do të mund të ndodhte vetëm nëse kemi papunësi shumë të ulët.
“BQK ka thënë që në Kosovë rritja ekonomike është 9.9%, që është e pashembullt në rajonin Perëndimor. Në tremujorin e 2-të të 2021-ës, rritja ka qenë 16.3%, ajo çka dua të tërheq vërejtje, është se ndonëse pagat në Kosova duhet të rriten e do të rriten, ato s’mund ta ndjekin rritje ekonomike. Në anën tjetër, pagat mund ta ndjekin rritjen ekonomike vetëm kur kemi papunësi shumë të ulët. Në kushte kur kemi papunësi shumë të lartë, s’mund ta ndjekë rritjen ekonomike rritja e pagave”, tha tutje Kurti./InLajmi/