Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në “Tryezën e Rrumbullakët mbi të Drejtat e Diasporës”, raporton InLajmi.
Në këtë tryezë po marrin pjesë zyrtarë nga Institucionet qendrore dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Kryeministri Kurti tha se janë duke punuar që diasporën ta angazhojnë në 2 mënyra.
“Në të mirat materiale dhe njohuritë. Demokracia dhe diaspora janë të pandashme në shumë fusha. Jemi duke punuar në një strategji e projektligj për diasporën. Jemi zotuar se do të punojmë në të mirën e diasporës”,tha Kurti./InLajmi/




















