Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj së fundmi ka njoftuar se janë duke i vazhduar përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen shumëkombëshe të NATO dhe partnerëve të saj “Vigorous Warrior 2022”, përcjell InLajmi.
Ndërkaq, Mehaj ka njoftuar se Kosova është dhe do të jetë me NATO-n dhe SHBA- gjithmonë.
Postimi i plotë i tij:
Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen shumëkombëshe të NATO dhe partnerëve të saj “Vigorous Warrior 2022”.
Ne jemi dhe do të jemi së bashku me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA, të përgatitur dhe të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale./InLajmi/