Vladimir Putin ka urdhëruar që trupat e tij të hyjnë në Ukrainë me një “mision paqeruajtës”, pasi ai njohu zyrtarisht rajonet lindore të vendit si shtete të pavarura një veprim që do t’i hapë rrugën një pushtimi rus të Kievit, të cilit i janë frikësuar prej kohësh, transmeton InLajmi.
Presidenti rus urdhëroi ministrinë e tij të mbrojtjes të dërgojë trupa paqeruajtës rusë në 2 rajonet separatiste të Ukrainës lindore në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk dhe Republikën Popullore të Luganskut sipas një dekreti të nënshkruar nga Putin që njeh pavarësinë e tyre.
Vladimir Putin ka njohur rajonet lindore të Ukrainës si të pavarura dhe së shpejti do të nënshkruajë një dokument për këtë qëllim.
Johnson tha se vendimi i Putinit për të njohur 2 republikat separatiste të Ukrainës ishte një “ogur i keq” dhe një “shenjë e errët” se gjërat po ecin në drejtimin e gabuar, shkruan Daily Mail.
Të gjithë sytë tani do të kthehen në rajonet kufitare të Ukrainës, ku tanket ruse janë parë në “formacion beteje”. /InLajmi/
https://twitter.com/Jake_Hanrahan/status/1495877460944203777?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1495877460944203777%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fpamje-nga-hyrja-e-ushtrise-ruse-ne-ukraine-video%2F




















