Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se Jugosllavia ka qenë një vend primitiv, i sunduar nga struktura primitive, të popujve ballkanikë të cilët sipas tij e kanë urryer ndryshimin, zhvillimin dhe progresin.
Gorani në Pressing të T7 teksa po debatohej për politikanin shqiptar në ish-Jugosllavi, Fadil Hoxha, tha se Jugosllavia ka qenë ofendim kulturor, ideologjik, politik e historik.
“Qiky gjoks ka jetuar. Edhe atë një numër të konsiderueshëm të viteve kam jetuar në një ambient shoqëror ku është e kuptueshme dhe e natyrshme mos me ekzistu shprehja e lirë. Ai ambient e ka pasë emrin, Jugosllavi. Jugosllaiva ka qenë ofendim kulturor, ideologjik, politik, historik. Anash nacionalizimi, anash përkatistë kombëtare, anash shovenizmin, Jugosllavia ka qenë vend primitiv, i sunduar prej strukturave primitive të popujve ballkanikë, të cilat mbi të gjitha e kanë urryer ndryshimin, zhvillimin edhe progresin”, ka thënë Gorani.
Ai ka treguar sesi ka jetuar në një ambient shoqëror ku nuk u lejua fjala e lirë, ku nuk kishte gazeta të pavarura e as diskutime ku mund të kritikohej qeveria.
Ai tha se, në kohën e Jugosllavisë nuk guxonin të kritikonin pushtetin as në ambiente farefisnore, pasi dënoheshin me burg, e edhe me vrasje.
Qe unë po ju pyes juve si panelist, a keni jetu ndonjëherë në një shoqëri ku nuk jetohet fjala e lirë, ju si persona a keni jetuar në një ambient shoqëror ku nuk ka gazeta të pavarura, gazetari të pavarur, ku nuk ka medium edhe ku nuk ka diskutim ku mundesh me kritiku qeverinë. A keni jetuar bile një ditë? Si qenie njerëzore të vetëdijshme, a e keni jetuar një ditë në një regjim ku ti thjeshtë nuk guxon, as në ambient farefisnor me e kritiku pushtetin, meqenëse kritika ndaj pushteti dënohet me burg, e nëse pushteti ka qejf dënohet edhe me vrasje”, tha Gorani.
“Kushdo që ua përmend Jugosllavinë dhe thotë që ka pasë kulturë, letërsi, kinematografi, muzikë. Sonte po ua them, krejt ato që kanë vlejtur në Jugosllavi kanë qenë produkte të disidencës kulturore dhe ata njerëz gjithmonë janë kërcënuar o me burg o me vrasje. Nuk ka film të hajrit që janë bërë në vulën e Jugosllavisë regjisori i të cilit nuk ka qenë i kërcënuar e shpesh herë edhe i dënuar me burg. Nuk ka letërsi të hajrit që nuk janë botuar me 100 gazepe e që autori nuk është kërcënu me burg”, shtoi ai.