Njohësi i ekonomisë, Viktor Buzhala, thotë se paratë nga Trusti nuk duhet të tërhiqen, përcjell InLajmi.
Ai thotë se ka disa arsye se pse kursimet pensionale nuk bën të tërhiqen tash.
Buzhala thekson se per shkak të pandemisë dhe krizës në Ukrainë paratë e trustit janë në vlerën e tyre më të ulët, prandaj nëse ato tërhiqen tash ai njofton se ju do të merrni shumë më pak.
Ndërsa shton se ato para nuk do ju mjaftojnë kur të dilni në pension si thotë se këto para harxhohen në mallra konsumi, pra me paratë që dalin jashtë vendit dhe në bazë të kësaj përfitojnë ato vende dhe jo vendi jonë.
Krejt në fund ai thotë se paratë e trustit duhet të investohen në Kosovë në projekte madhore, në mënyrë që të rritet ekonomia jonë.
Postimi i plotë i tij:
Paret e trustit nuk ben me u terheqe per disa arsyje. Ato jane te investuara ne tregjet e aksioneve ne New York dhe sot jane ne vleren e tyre me te ulet per shkak te pandemise dhe krizes ne Ukraine. Pra, nese i terhiqni sot merrni shume me pak pare.
E dyta, ato pare edhe ashtu shumices se pensionsteve nuk iu mjaftojne as per mbijetese kur te dalin ne pension.
E treta, harxhohen ne mallra konsumi, pra pare qe dalin jashte vendit, kryesisht ne Serbi e Kine dhe ekonomia jone ne vend me u rrite, ish zvogelu. Ishin rrite ekonomite e atyne qe iu blejna mallra.
E katerta, paret e trustit duhet me u investu ne Kosove ne projekte madhore te qendrueshme sepse vetem keshtu rritet ekonomia jone. /InLajmi/