Këtë të hënë derisa një ekip i RTV Dukagjinit, i përbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj, po kryenin punën e tyre në lagjen “Pejton”, derisa po raportonin për deklarimin e të hyrave në ATK, janë sulmuar fizikisht nga pronari i një lokali aty ku po raportohej, përcjell InLajmi.
Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.
Pas lajmërimit të Policisë lidhur me këtë rast nga gazetarët, është arrestuar një person, ndërsa këtë sulm e ka dënuar fuqishëm AGK-ja.
Postimi i plotë i AGK-së:
Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit, AGK e dënon rastin
Një ekip i RTV Dukagjinit, i përbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizkisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK.
Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.
Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person. Ata gjithashtu e kanë dhënë deklaratën në stacionin e policisë për incidentin.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm fizik, që shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme./InLajmi/