Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka akuzuar Edi Ramën dhe Partinë Socialistë se po bëjnë gjithçka sipas tij për t’i ikur drejtësisë, përcjell InLajmi.
Sipas kryedemokratit, Rama dhe PS përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët.
Basha së fundmi përmes rrjeteve sociale tha se nuk do të tërhiqen por do të vazhdojnë të vendosur punën e tyre për të zbuluar gjithçka, deri në fund.
Postimi i plotë i tij:
Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët.
Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur, punën, për të zbuluar gjithçka, deri në fund.
Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milion euro.
Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për tu frikësuar./InLajmi/