Grupi organizativ i protestës “Asnjë centë më shumë”, ka njoftuar se konferenca e paraparë të mbahet këtë të hënë duke filluar nga ora 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar ky grup, derisa ka shtuar se ky anulim vije si pasojë e shtyrjes së protestës për të premten më datë 25 shkurt.
“Ju njoftojmë që konferenca e paraparë të mbahet sot shtyhet për një ditë tjetër. Ky anulim vije si pasojë e shtyrjes së protestës për të premten, datë 25 shkurt. Për detajet tjera, do të njoftoheni me kohë”,thuhet në komunikatë.
Ndryshe, ky grup edhe ditë më parë ka protestuar kundër shtrenjtimit të rrymës, vendim ky i miratuar nga ZRRE-ja/InLajmi/


















