Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se i është dhënë lamtumira e fundit, juristit dhe bashkëpunëtorit të tij Isa Demukaj i cili ishte nga Deçani, përcjell InLajmi.
Ramosaj tha se Isë Demukajn do ta kujtojnë përherë për veprën dhe kontributin e tij të palodhshëm për ndërtishim e shtetit tonë.
Ndërkaq ai ka ngushëlluar të gjithë familjarët e të ndjerit.
Postimi i plotë i tij:
Iu dha lamtumira e fundit mikut, juristit dhe bashkëpunëtorit tonë Isa Demukaj nga Deçani!
Baca Isë do të jetë gjithmonë në historinë dhe kujtesën tonë, ishte njeri i qetë, fjalëpak e i matur , kontributi i tij ishte i palodhshëm duke nderuar historinë e lavdishme dhe rrugën e vështirë të shtetndërtimit.
Nderim përjetësisht për trashëgiminë profesionale që i dhurove kombit.
Ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të bacës Isë./InLajmi/






















