Në Zllatar të Prishtinës të premten mbrëma është vrarë një zyrtar policor nga një koleg i tij po ashtu polic, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar Inspektorati Policorë derisa lidhur me këtë rast ka arrestuar 6 policë dhe 9 të tjerë janë suspenduar.
E Lidhur me këtë rast ka reaguar avokati i njohur, Arianit Koci, së fundmi, ku ndër të tjera ka thënë se nuk ka lojë me armë zjarri.
Ai ka thënë se në një qytet të civilizuar nuk festojnë me armë, ndërsa më tej tha se se këto ndodhi nuk ndodhin askund tjëtër përveç te ne dhe në vende si Afganistani.
E lidhur me gjuajtjen me armë, Koci bëri me dije që të ashpërsohen dënimet.
Postimi i plotë i tij:
Nuk ka lojë me armë zjarri.
Kur edhe policëve i ndodhin tragjedi të tilla (mbrëmë është vrarë një polic nga kolegu i tij, gjatë ahengut), që supozohet se janë të trajnuar, çka ndodh me qytetarët e patrajnuar?
Përndryshe, festimi me armë është akti më primitiv i mundshëm.
A keni parë dikund në ndonjë shtet të civilizuar që festojnë me armë?
A keni parë ndonjë top politikan modern, që feston me armë?
Askund, përveç te ne, dhe në vende si Afganistani.
Katastrofë.
Mentalitet talibanesk.
Prandaj, çdo politikan që ekspozohet me armë duke festuar, duhet bojkotuar tërësisht-nëse mendojmë me ndërtu shtet normal!
E dënimet duhet ashpërsuar shumë-tash dhe menjëher./InLajmi/




















