Kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar së fundmi ndaj atyre që kanë larguar flamujt turk të vendosur në qytet për nder të pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Totaj ka rikujtuar se në komunën që e udhëheq ai jetojnë edhe komunitetit turk në harmoni të plotë me komunitetin tjetër, derisa theksoi se diversiteti është vlerë e veçantë e qytetit të Prizrenit.
Më tej, kryetari Totaj tha se i dënojnë këtë veprime, teksa shtoi se kjo është një dukuri kjo e papranueshme.
Postimi i plotë i tij:
Unë si kryetar i Komunës së Prizrenit, në emër të institucioneve komunale, dënojmë aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat, ku i kemi vendosur ne, për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Shteti mik Turqia, ka qenë dhe mbetet një ndër shtetet më mbështetëse të vendit tonë. Komuniteti turk poashtu jeton në qytetin tonë në harmoni të plotë me gjithë komunitetet e tjeta, diversiteti është vlerë e veçantë në qytetin e Prizrenit.
Akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët dhe marrëdhëniet e mira që kemi me komunitetin turk dhe shtetin e Turqisë.
Përshëndesim organet e rendit për reagimin e shpejtë ndaj kësaj dukurie të papranueshme për qytetin tonë./InLajmi/




















