Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë perudhë kohore. Pasdite mund të ketë shtim të vranësirave. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe pasdite shtim lokal të vranësirave.
Të dielën pritet një front i dobët i ftohtë ajror. Ky front do të ulë temperaturat dhe priten edhe reshje lokale shiu.
Të hënën na pret mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe riga lokale shiu kryesisht në Shqipëri. Gjatë natës një front më i fuqishëm i ftohtë ajror do të destabilizojë atmosferën. Priten reshje shiu dhe po ashtu edhe reshje bore mëngjesin e së martës në Kosovë. Temperaturat shënojnë ulje pak më të theksuara duke u kthyer në vlerat mesatare për këtë peiudhë kohore shkruan MeteoBallkan
Ditëve të ardhshme na pret mot mê i ftohtë, me intervale kohore me diell dhe riga lokale shiu ose fjolla të herëpashershme lokale bore.