• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

DW: Pritet koalicion qeverisës në Kosovë

J G nga J G
24 November 2019
në Kosovë
0 0
0
DW: Pritet koalicion qeverisës në Kosovë
2
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sot pritet të përfundojë rinumërimi i të gjithë vendvotimeve të kontestuara. Ndërsa, nga mesi i javës kryhet çertifikimi i zgjedhjeve. Edhe koalicioni mes Vetëvendosjes e LDK gjendet afër zyrtarizimit.

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të zgjedhjeve akoma po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve në të cilat u konstatuan parregullsi, ndonëse procesi duket se po i afrohet fundit.

Zyrtarët thanë se rinumërimi i mbi 1,400 vendvotimeve pritet të përfundojë këtë të dielë për t’i lënë më pas vend certifikimit të rezultateve që do të mundësonte edhe “formalizimin e koalicionit qeverisës ndërmjet lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)”.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thotë se pas përfundimit të rinumërimit, KQZ-ja është e gatshme të çertifikojë menjëherë rezultatin e zgjedhjeve.

“Pasi të përfundojë rinumërimi që tashmë është nga fundi, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP) më nuk ka afat të ankesave. Pra, afati i fundit është në ditën e fundit të rinumërimit të vendvotimeve dhe pas kësaj, nëse nuk ka ndonjë ankesë tjetër, ne jemi të gatshëm që t’i certifikojmë rezultatet”, thotë Valdete Daka.

Marrëveshja e koalicionit menjëherë pas certifikimit të rezultateve

Dy subjektet politike që dolën të parat në zgjedhje Lëvizja Vetëvendosja si parti fituese dhe LDK, që e pason atë me një diferencë të vogël, që nga përfundimi i zgjedhjeve me 6 tetor po diskutojnë në kuadër të grupeve punuese për harmonizimin e programeve për krijimin e qeverisë së re. Të dy grupet thonë se tashmë mbi 80% e kanë harmonizuar programin qeverisës, ndërsa, zyrtarizimi i koalicionit dhe ndarja e posteve qeverisëse besohet se do të ndodhë pas takimit të dy liderëve të dy subjekteve politike, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. E ky takim u zhvillua të premten në mbrëmje, por, asnjëri nga politikanët nuk treguan detaje, nëse janë dakorduar për ndarjen e posteve qeveritare.

“Patëm takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së, me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimet e grupeve tona punuese që të harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës. Në këtë takim diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morëm vesh që një orë pas çertifikimit të rezultateve shpresojmë e besojmë të ndodhë gjatë javës së ardhshme, do të takohemi dhe do ta bëjmë marrëveshjen brenda tri katër ditëve pas kësaj. Pra, jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas çertifikimit të rezultateve, me ç’rast ftesa ime dhe përgjigja e Mustafës është dhënë”, tha lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili pritet të jetë edhe kryeministër i Kosovës.

Edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, tha se pas çertifikimit të rezultatit, do të ulen në një takim me Kurtin dhe të merren për mundësinë e koalicionit, por në asnjë moment çështjen e koalicionit me Vetëvendosjen nuk e tha si një punë të kryer.

“Ne kishim një takim me zotëri Kurtin, para çertifikimit të rezultateve. Vlerësuam procesin e harmonizimit të programeve qeverisës që është bërë këtë periudhë mes dy subjekteve politike LDK-së dhe LVV-së, dhe erdhëm në përfundim se është arritur mjaft shumë në këtë aspekt, sepse janë harmonizuar shumë çështje. Ne u morëm vesh që pasi të bëhet çertifikimi i rezultateve të ulemi bashkërisht me ekipet të merrem vesh për mundësinë e koalicionit qeverisës, themelimit të përbashkët të qeverisë mes dy subjekteve tona polike”, tha Isa Mustafa.

Pritet ulje e numrit të ministrive

Grupet punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së në harmonizimin e programit qeverisës janë dakorduar që ta ulin numrin e ministrive nga 21 sa ishte deri tash në 12 ministri. Në bazë të kushtetutës së Kosovës, së paku një ministri duhet t’i takojë pjesëtarëve të pakicave, në këtë rast serbëve të Kosovës. Nga serbët e Kosovës është e vetmja lista Srpska që ka fituar 10 vendet e rezervuara për serbë në parlament dhe që do ta drejtojë një ministri. Sidoqoftë, qeveria e re e Kosovës sfidën e parë do ta ketë dialogun me Serbinë i ndërprerë tash e një vit më parë. Rifillimin e dialogut po e kërkojnë SHBA-së dhe Bashkimi Evropian.

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnet, për mediet lokale thotë se qeveria e re duhet të ketë një qasje më proaktive në raport me dialogun me Serbinë për arritjen e një marrëveshje finale.

“Pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj ndërkombëtar. Kur ajo të formohet, qeveria e re duhet t’i japë një infuzion të ri negociatave me Serbinë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë prapa sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, por, siç tha edhe Përfaqësuesi Special Matt Palmer së fundmi në Prishtinë, ne nuk mund të shohim një shteg për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar pa përfshirjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë në të” ka thënë Philip Kosnett, për gazetën online Telegrafi.

Dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, thotë se është shumë i rëndësishëm rifillimi i dialogut me Serbinë.
“Formimi i Qeverisë të ndodh së shpejti, institucionet e reja të përqëndrohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Për BE-në, është kruciale që Qeveria e re me shpejtësi ta fillojë punën që e pret. BE-ja do ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës si gjithherë. Shumë i rëndësishëm është edhe rifillimi i dialogut me Beogradin”, thotë Nataliya Apostolova, shkuan Deutsche Welle.

Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre një vit më parë pasi qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj produkteve serbe si shenjë pakënaqësie ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë kundër njohjeve të Kosovës.

Tags: kosoveNataliya ApostolovaSerbisëShtetet e Bashkuara
Postimi i mëparshëm

Restoranti shqiptar “Dua Kafe” në Manhattan (Video)

Postimi tjetër

Kosovari nga Zvicra që pagoi 100 mijë franga për një vrasje

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime
Kosovë

Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime

1 July 2025
Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun
Kosovë

Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun

1 July 2025
OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve
Kosovë

OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve

1 July 2025
U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë
Kosovë

U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë

1 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Postimi tjetër
Kosovari nga Zvicra që pagoi 100 mijë franga për një vrasje

Kosovari nga Zvicra që pagoi 100 mijë franga për një vrasje

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu