Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka bërë të ditur se Qeveria e Gjermanisë e ka emëruar si të dërguar Special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përcjell InLajmi.
Sarrazin ka qenë deputet në Bundestagun gjerman dhe është bashkëpartiak i Cramon tek “Të Gjelbërit”.
“Urimet më të ngrohta për kolegun tim Manuel Sarrazin në emërimin e tij të Dërguar Special për Ballkanin Perëndimor për Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Cramon./InLajmi/