Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se ka ndërruat jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdullah Mulaj, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka treguar se varrimi i të ndjerit bëhet të shtunën në ora 15:00 në varrezat e fshatit Isniq të Deçanit.
Tutje ai ka ngushëlluar të gjithë familjarët, miqtë e qytetarët e Deçanit, për vdekjen e të ndjerit, që njëherit ishte edhe Epror i Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e veteranit të UÇK-së njëherit Epror i Policisë së Kosovës, Avdullah Mulaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 19.02.2022 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Isniq.
Ngushëllime familjes Mulaj,miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!/InLajmi/