Kanë kaluar 136 ditë dhe ky Big Brother Vip 1 ka thyer çdo rekord të mundshëm shikueshmërie edhe në Kosovë, përcjell InLajmi.
Nuk ishte imagjinuar fama dhe mbështetja që ka marrë në masë ky reality show dhe për më tepër aq shumë fansa të apasionuar për secilin nga katër finalistët.
E ndërsa thirrja për të fituar votuesin e Big Brother Vip edicioni i parë është bërë që të premten e shkuar shumë pak orë na ndajnë nga finalja e madhe.
Kjo pritet të jetë finalja më emocionuese .
Kanë kaluar 136 ditë dhe ky Big Brother Vip 1 ka thyer çdo rekord të mundshëm. Nuk ishte imagjinuar fama dhe mbështetja që ka marrë në masë ky reality show dhe për më tepër aq shumë fansa të apasionuar për secilin nga katër finalistët.
E ndërsa thirrja për të fituar votuesin e Big Brother Vip edicioni i parë është bërë që të premten e shkuar shumë pak orë na ndajnë nga finalja e madhe.
Kjo pritet të jetë finalja më emocionuese .
Në rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi se do të jetë Edi Rama ai që do t’i dorëzojë trofeut fituesit. Në disa media lajmi është botuar, duke u shprehur se kryeministri ka rënë dakort që të jetë i ftuari i nderit në këtë format, ku dhe do të kurorëzojë fituesin e madh të 115 mijë eurove, por duket se ky lajm është ende i pakonfirmuar.
Ajo që dihet me siguri është që ish-banorët do të kenë supriza për finalistët. Disa prej tyre do të performojnë edhe këngët e reja të kompozuara pasi kanë lënë shtëpinë e Big Brother. Ndërkaq të shumta janë edhe suprizat që produksioni ka përgatitur për ta.
Që nga kontratat e reja që i presin jashtë e deri tek takimet speciale me familjarët e tyre do të jenë vetëm një copëz e atyre që i pret finalistët në finale e madhe të 18 shkurtit. 2 favoritët për trofeun me vlerë 115 mijë euro janë Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri, i pari ka mbështetjen e të rinjve në rrjetet sociale, kurse i dyti më shumë moshat e mesme dhe njerëzit të cilët e ndjekin programin vetëm në televizion. Ndërkohë gara është ngushtuar edhe me dy vajzat e tjera, Einxhel dhe Beniada, që kanë fituar zemrën e publikut me lojën e tyre brenda shtëpisë./InLajmi/