Gazetari, Berat Buzhala ka komentuar parakalimin e presidentes Vjosa Osmani në shesh, e cila ishte e rrethuar nga 10-15 truproje, përcjell InLajmi.
Buzhala e ka cilësuar këtë rrethim me plot bodigarda si paranojë e frikshme e presidentes sepse sipas tij presidentja nuk është aq e rrezikuar dhe asaj vetëm po iu duket vetja shumë e rëndësishme.
“O nuk jane qaq të rëndësishem sa mendoni, nuk jeni të mençëm sa kujtoni, nuk jeni as te rrezikum sa e paraftyroni”, i drejtohet ai presidentes.
Gazetari, Buzhala si gjithmonë nuk i ndal ironitë e tij në lidhje me situatën, duke thënë se presidentja ngaqë është frikësuar, mos ndoshta është edhe Prindoni me snajper në kulm të Swiss Diamond, për ta mbrojtur.
Në fund thekson se edhe Vuçiçi në Kosovë vjen me më pak sigurim se sa presidentja.
Postimi i plotë i tij:
Midis Prishtines, ku i ke fitu 70% te votave, me ece me 10-15 bodigarda, vec duhesh me kane ne paranoja te frikshme. Mos osht edhe Prindoni me snajper ne kulm te Swiss Diamond.
Cka keni more keshtu?
Ma shume po tutni ju me 50% te votave, me krejt institucionet nen kontroll, se do do na me dure ne xhepa, e te akuzume prej jush per ndermarrje te perbashkta kriminale.
Liria fillon te truni bre. Kot ruhesh nese nihesh i rrezikume.
Njani me ni vend e ka edhe hekurudhen e trenin personal, edhe prape nuk ndihet i lire.
O nuk jane qaq te rendesishem sa mendoni, nuk jeni te mençem sa kujtoni, nuk jeni as te rrezikume sa e paraftyroni.
Festoni te lire. Shijojeni diten e pavaresise.
P.S
Edhe Vuçiçi vjen ne Kosove me ma pak sigurim. /InLajmi/