Në kuadër të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës nuk kanë munguar edhe urimet e veçanta që kanë bërë shtetet e tjera për Kosovën, përcjell InLajmi.
E fotoja e fundit që po qarkullon në rrjete sociale është edhe urimi i pavarësisë bashkangjitur me foton e heroit të Kosovës, Adem Jasharit në një billboard në autostradën më të frekuentura në SHBA.
E padyshim që ky gjest ka marrë shumë komente pozitive nga të gjithë shqiptarët, të cilët edhe i janë gëzuar këtij urimi të veçantë.
Përndryshe më herët edhe Kroacia ka suprizuar Kosovën me urimin e veçantë që i ka bërë, duke e vendosur flamurin e Kosovës në një shatërvan në Zagreb. /InLajmi/