Ashtu siç edhe është paraparë, nga data 9 shkurt do të llogariten tarifat e reja për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Kështu ka njoftuar në konferencën e mbajtur këtë të mërkurë, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.
“Ne e kemi thënë në mbledhje, por edhe në takimet që kemi pasur me ta që vendimi hyn në fuqi më 9 shkurt. Është detyrë e KESCO-s ta implementojë këtë vendim të Bordit të ZRRE-së”,ka thënë Fejzullahu në një konferencë për shtyp.
Ndryshe, nga 9 shkurti, qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë për shpenzimet mbi 800 kilovatë për muaj, pas vendosjes së bllok tarifës./InLajmi/