Në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë rreth orës 09:30 këtë të mërkure ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një veturë në lëvizje dhe një këmbësor, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar, për Gazetën InLajmi, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, rajoni Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka marrë këmbësori i cili menjëherë është dërguar më trajtim mjekësorë. /InLajmi/