Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka thënë se prokurorëve dhe gjykatësve nuk guxon t’iu ulen pagat, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se çdo ulje e pagave të tyre e cenon sigurinë e tyre dhe kjo konsiderohet ndërhyrje në pavarësinë e tyre.
Tutje Miftaraj ka thënë se projekt-ligji për paga duhet t’i kushtojë vëmendje balancimit të pagave të prokurorëve dhe gjykatësve.
Reagimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Projekt-ligji per Pagat ne raport me gjykatesit dhe prokuroret nuk guxon dhe nuk mundet te ul pagat e gjykatesve dhe prokuroreve.
Cdo ulje e pagave te prokuroreve dhe gjykatesve cenon sigurine juridike dhe financiare te tyre, dhe konsiderohet nderhyrje e drejtperdrejte ne pavaresine e tyre.
Projekt-ligji vemendje te vecante duhet kushtuar balancimit te pagave te gjykatesve dhe prokuroreve me stafin administrativ ne sistemin gjyqesor dhe prokurorial./InLajmi/