“Komandant” quhet kënga më e re e këngëtares së njohur Leonora Jakupit, të cilën mediat serbe e kanë quajtur ‘skandaloze’, përcjell InLajmi.
Mediat serbe, e kanë komentuar këngën e këngëtares, duke thënë se e ka vendosur në kokë kapelën me shenjë të UÇK-së dhe këndon për terroristët e kësaj ushtrie.
Por këngëtarja i është kundërpërgjigjur mediave serbe.
“Skandal jo, por krenari. Terroristë jo, por çlirimtarë”,ka shkruar Jakupi.
Ndryshe, këtë të martë, këngëtarja ka shpërndarë një numër të madh të mesazheve përkrahëse në rrjetet sociale për këngën “Komandant”, gjegjësisht si kundërpërgjigje ndaj mediave serbe, të cilët e kanë quajtur skandaloze. /InLajmi/