Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka raportuar sot në Komisionin për Siguri, ku ka folur për shqetësimet që kanë zyrtarët policor, raporton InLajmi.
“Na është ofruar një Projektligj së bashku me koeficientet që janë përcaktuar, i kemi analizuar dhe fillimisht po them që për Sindikatën e Policisë ky Projektligj që në start është i papranueshëm për shkak se nuk kemi çmim të koeficientit, vlera e koeficientit për ne është e panjohur. Është e papranueshme rangimi i koeficienteve të Policisë së Kosovës në krahasim me institucionet tjera”,ka thënë Zeqiri.
Po ashtu ai ka thënë se është diskriminuese për Policinë e Kosovës, duke thënë se paga aktuale e një polici është 392 euro.
“Aktualisht paga e policit është 392. Është i papranueshëm Projektligji që neve na është ofru me këtë koeficient”,u shpreh Zeqiri./InLajmi/