Në hapësirat e ZRRE-së, të hënën Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 13 anëtarë të PSD-së, prej tyre 11 meshkuj dhe 2 femra, përcjell InLajmi.
E arrestimi i anëtarëve të PSD-së ka ardhur pasi që këta të fundit e kanë penguar punën e zyrtarëve të ZRRE-së.
Gjatë aksionit të arrestimit të anëtarëve të PSD-së, sipas Policisë janë lënduar 4 zyrtarë policorë.
Ndryshe, protesta e djeshme e anëtarëve të PSD-së, në krye me kryetarin Dardan Molliqaj, është mbajtur me të vetmin qëllimin, kërkimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Pengim i personit zyrtar
Rr. Bekim Fehmiu: Janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar me ç’rast 4 zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit 4 të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar Fletëparaqitje për kundërvajtje./InLajmi/




















