Albin Kurti Kryetari i LVV ka bërë homazhe sot në Kuvendin e Kosovës për dëshmorët Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani në ditën e rivarrimit të tyre.
Kurti për të ndjerët tha se ishin veprimtarë të paepur të çështjes kombëtare që sot janë dëshmorë të kombit tonë, Inlajmi
“Me këtë rast në librin e përkujtimeve shkrova:
“Afrimi e Fahriu, Bahriu e Agroni ishin veprimtarë të paepur të çështjes kombëtare që sot janë dëshmorë të kombit tonë. Këta luftëtarë të lirisë që nuk duronin shtypjen e padrejtësinë, shfrytëzimin e pabarazinë, janë dëshmi e qëndrueshmërisë së popullit tonë nga i cili dolën ata dhe për të cilin u flijuan ata. Historia jonë përbëhet prej dëshmorëve. Ardhmëria jonë varet nga besnikëria ndaj dëshmorëve ka shkruar Kurti. /InLajmi/
https://www.facebook.com/albini2017/posts/736670900166130?__xts__%5B0%5D=68.ARDxirt05cJ_mwSOUyiOA9RKrkXJNleISdntPafxNowfpBp032tEX4W59M6gNMRSkVV_Wx_D92mcy7-l7kApdbq-dluXwsBwvnyC_GXyuSpJ9j257TrsAPlXNy15blD1vvGdK5GYugTwId-UXZcrQoOySCQ2RhUR9BikTeaeWaKgjlsDZHmrc-2hDAoMp1Zhpr9TN3fcmMAe-D3T_Mh7yR-KTpf9Fu6znck_rdIQ1fwS490DZaGUVsooBLdU28DklTphMBzgI0lRgZY_wDM-Q-oa0msL9p-Ewt0HeRVZek2ZIpxim0mr1IVqZ9FGIevzNZtDxCNC-dwjKqlHWbqg7q4&__tn__=-R