PSD po e vazhdon aktivitetin e saj në objektin e ZRRE-së, po ku po vazhdon të kërkojë vendimin që e dëshmon shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Me shumë zhurmë e fishkëllima, PSD po kërkon dorëheqjen e Bordit të ZRRE-së.
Po ashtu nga PSD-ja, kanë reaguar lidhur me njoftimin e fundit për media të ZRRE-së, ku këta të fundit kanë deklaruar se anëtarët e PSD-së, po tregohen të dhunshëm dhe po e pengojnë punën e ZRRE-së.
“Ju për KEDS thoni amin e për qytetarët e keni gojën mbyllur. Nuk ka shërbëtor më të madh sesa ZRRE. Ju po e përfaqësoni interesin e KEDS DHE KESCO”,tha anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi./InLajmi/




















