Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, i është përgjigjur PSD-së, derisa kjo e fundit këtë të hënë po mban një aktivitet lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, gjegjësisht po kërkon një vendim publik, raporton InLajmi
Derisa Dardan Molliqaj, kreu i PSD-së, ka pyetur se si po shpërndahen subvencionet e Qeverisë, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka pasur këtë përgjigje.
“Faleminderit shumë. Shko dhe lexoj 2 raportet pastaj flasim. A keni ardhur me na provoku a”,tha Fejzullahu.
Ndërkohë, Nol Nushi nga PSD-së, më tej me altoparlant në objektin e ZRRE-së, insistoi se vendimi për shtrenjtimin e energjisë duhet të publikohet.
“Vendimin duhet me publiku që me pa krejt qytetarët edhe mediat. I keni rritur çmimet edhe nuk e keni publikuar vendimin. Nuk mjafton një konferencë për medie që e keni dhënë. Duhet një analizë e qartë. Ka po shkojnë paret e subvencioneve. Nuk jeni duke e kryer detyrën për t’i shërbyer qytetarëve por Qeverisë dhe KEDS-it. Raporti i parë i juaji i janarit i ka 24 faqe e rritja e fundit e energjisë ka qenë veç 3 paragrafë. Fakti që nuk po publikohet ky vendim do të thotë se ju po fshini diçka”,tha Nushi. /InLajmi/