Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Zabllaq të Istogut, në mes të një autobusi dhe një veture, përcjell InLajmi.
Për Gazetën InLajmi, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Driton Rogova.
“Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Zabllaq-Istog, ku në këtë aksident kanë qenë të involvuara një autobus dhe një veturë dhe si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore”,njoftoi Rogova.
Ndryshe, i lënduari është dërguar në spital për trajtim, si pasojë e aksidentit derisa ka edhe dëme materiale./InLajmi/