Atletico Madrid ka reaguar menjëherë pas humbjes tupëruese me Barçën në derbin e La Ligas, duke fituar ndeshjen kundër Getafes me shifrat 4-3.
Një fitore shumë e rëndësishme kjo për ekipin e Diego Simeones, ku parakalon Barcelonën dhe i rimerr vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit, me katalanasit që do të luajnë sot ndaj Espaynol.
Simeone ka theksuare se kualifikimi në Champions League është synimi kryesor i ekipit të tij këtë sezon, dhe se qëllimi i ekipit të tij sivjet nuk është triumfi në La Liga, transmeton IndeksOnline.
“Është e vështirë të shpjegosh një ndeshje që kishte shumë mini-lojëra brenda. Ata gjuanin disa herë në portë, por shënuan 3 gola. Kartoni i kuq na vuri në vështirësi, por bëmë mirë që reaguam. Unë do t’i dua njerëzit e Atleticos përjetësisht, pavarësisht se si përfundon skena ime këtu, ne jemi me fat që kemi një grup lojtarësh që ende transmetojnë shumë pasion. Duhet të pranojmë faktin që vitin e kaluar kemi luftuar për të fituar La Ligan dhe se këtë vit po luftojmë për të shkuar në Champions League”, ka deklaruar Simeone.