Një person i dyshuar është arrestuar së fundmi nga Policia e Kosovës pasi që hyri në Kosovë përmes rrugëve ilegale, përcjell InLajmi.
E personi i dyshuar u ndal nga njësiti patrullues i Policisë së Kosovës në fshatin Koshuticë të Leposaviçit, derisa pas përfundimit të intervistimit, i dyshuari është liruar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Kalim illegal i paatorizuar i kufirit
Fsh. Koshutic, Leposaviç.
Raportohet se njësiti patrullues ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes rrugëve ilegale nga Serbia ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit dhe procedurave tjera, vetura dhe i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/