Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për Pavarësinë e Kosovës.
Madje, Vuçiq tha se Serbia as ndërmend s’e ka ta njohë Kosovën, tha ai në një interviste në TV Prva.
Gjatë një interviste, lideri serb tha se duhet bashkëpunim dhe bashkëjetesë me shqiptarët e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ai deklaroi gjithashtu se nisma rajonale “Ballkani i Hapur” është ide e mirë për të ecur përpara si rajon.