• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 30 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

SHBA, çmimet e konsumit po rriten vazhdimisht

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
10 February 2022
në Editorial & Opinion
0 0
0
SHBA, çmimet e konsumit po rriten vazhdimisht
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Vitin e kaluar inflacioni arriti shkallën më të lartë në 40 vjet, duke goditur rëndë konsumatorët amerikanë, zhvlerësuar rritjet e rrogave dhe përforcuar vendimin e Bankës Qendrore për të filluar rritjen e normave të interesit të kredive në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Departamenti i Punës tha të enjten se çmimet e konsumit u rritën me 7.5% muajin e kaluar, krahasuar me një vit më parë, rritja më e madhe nga një vit tek tjetri që nga shkurti i vitit 1982. Çmimet u rritën në të gjitha zërat e ekonomisë, që nga ushqimet, qiratë dhe energjia.

Në bazë të matjeve, inflacioni nga dhjetori në janar ishte 0.6%, i njëjtë me muajin pararendës dhe më i lartë se parashikimet e ekonomistëve. Çmimet u rritën 0.7% nga tetori në nëntor dhe 0.9% nga shtatori në tetor.

Mungesat e furnizimeve dhe punëtorëve, sasitë e mëdha të ndihmave federale, normat shumë të ulëta të interesit dhe shpenzimet e konsiderueshme nga konsumatorët, ndikuan në rritjen e inflacionit vitin e kaluar. Ka pak gjasa që gjërat të ndryshojnë së shpejti.

Pagat po rriten me ritmin më të shpejtë në të paktën 20 vjet, gjë që mund të ndikojë tek kompanitë që të rrisin çmimet për të mbuluar kostot më të larta të punës. Portet dhe magazinat janë të mbingarkuara. Vetëm muajin e kaluar, rreth 100 punonjës të sëmurë nuk shkuan në punë në portet e Los Anxhelosit dhe Long Beach. 2 nga portet më kryesore amerikane që ndodhen në Kaliforni.

Këto probleme kanë shkaktuar mungesa të shumë produkteve dhe pajisjeve. Nga dhjetori në janar u vu re një rritje e shpejtë e çmimeve për mallrat dhe shërbimet, por jo vetëm në sektorët e prekur direkt nga pandemia.

Qiratë e apartamenteve u rritën 0.5% në janar, ritmi më i shpejtë në 20 vjet. Çmimet e energjisë elektrike u rritën me 4.2% vetëm brenda janarit, rritja më e theksuar në 15 vjet. Çmimet e mobiljeve dhe pajisjeve të tjera shtepiake u rritën 1.6% në janar, rritja më e madhe njëmujore që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1967.

Çmimi i ushqimeve u rrit 0.9% në janar dhe çmimi i biletave të avionëve u rrit 2.3%.

Çmimet e makinave të reja, të cilat janë rritur gjatë pandemisë për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë, mbetën të pandryshuara muajin e kaluar, por krahasuar me një vit më parë çmimet janë rritur me 12.2%.

Rritja e çmimeve të makinave të reja, nga ana tjetër, ka përshpejtuar edhe rritjen e çmimeve të makinave të përdorura. Çmimi i makinave të përdorura u rrit 1.5% në janar dhe një rritje marramendëse prej 41% nga një vit më parë.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve po e bën më të vështirë për shumë amerikanë që të përballojnë blerjet e ushqimeve, karburantit, kujdesin për fëmijët dhe shumë nevoja të tjera.

Inflacioni përbën rrezikun më të madh për ekonominë dhe një rrezik serioz për shanset e Presidentit Joe Biden dhe ligjvënësve demokratë në votimet e pjesshme për Kongresin amerikan në nëntor.

Ndër amerikanët që kanë vështirësi të përballojnë çmimet e larta të ushqimeve dhe karburantit është edhe Courtney Luckey. Ajo ka ndryshuar mënyrën e jetesës dhe po punon me orar të zgjatur në një dyqan ushqimor në Sharlot të Karolinës së Veriut.

33-vjeçarja Luckey, dikur shpenzonte 100 dollarë për të mbushur një karrocë me ushqime. Tani, tha ajo, 100 dollarë mezi mbushin gjysmën e karrocës. Rreth gjysëm kile domate kushtojnë afro 5 dollarë, çmenduri, thotë ajo. Tani ajo blen ushqime të konservuara dhe bën pazar kur ka zbritje çmimesh. Ajo thotë se ka hequr dorë nga aktivitet sportive me vajzën e saj për shkaqe financiare.

Në dhjetor, ekonomistët e Universitetit të Pensilvanisë vlerësuan se një familje mesatare duhej të shpenzonte 3.500 dollarë më shumë se në vitin 2020 për të blerë një ‘shportë’ identike mallrash dhe shërbimesh.

Raporti i së enjtes padyshim që do të shtojë trysninë ndaj Bankës Qendrore për të shtrenguar kredidhënien në përpjekje për të ngadalësuar ekonominë në atë shkallë sa të ulë inflacionin.

Rritja e pritshme e normave të interesit, me kalimin e kohës do të rrisë edhe koston e huamarrjes në shumë fusha, që nga marrja e kredive për blerjen e shtëpive, kartat e kreditit e deri tek kreditë për makinat dhe bizneset, shkruan Associated Press.

Rritja e normës së interesit mund të ulë shpenzimet dhe inflacionin, por nxjerr në pah rrezikun tjetër, që masat e Bankës Qendore mund të nxisin një recesion tjetër, transmeton VOA.

Javën e shkuar, norma mesatare e një kredie 30 vjeçare shkoi në 3.69%, duke shënuar nivelin më të lartë në 2 vjet, sipas gjigandit të huave Freddie Mac. Por rritja e normave të interesit do ta nxjerrë jashtë lojës disa amerikanë që duan të blejnë shtëpi.

Tags: Banka BotëroreRritja e inflacionitSHBA-të
Postimi i mëparshëm

Sejdiu-Qeverisë Kurti: Nuk mbahet qeveria me ankesa, arsyetime dhe akuza

Postimi tjetër

Presidenti turk dhe gruaja e tij kanë arritur ta mposhtin koronavirusin

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Presidenti turk dhe gruaja e tij kanë arritur ta mposhtin koronavirusin

Presidenti turk dhe gruaja e tij kanë arritur ta mposhtin koronavirusin

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 30 korrik ndër vite?

30 July 2025
Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

30 July 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta

30 July 2025
Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Theret me thikë një person në Lipjan, policia jep detaje

29 July 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu