Ish-ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të jashtëm të Sllovakisë, Eduard Kukan, përcjell InLajmi.
Hoxhaj e cilëson ish-ministrin si një ndër miqtë më të mëdhenj të listës së miqve të Kosovës duke theksuar se do ta kujtojë përherë atë.
Ndryshe sa ka qenë në krye të delegacionit të BE-së, Kukan ka shprehur mbështetje për integrimin evropian të Kosovës dhe në veçanti për liberalizimin e vizave.
“Ne do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë në këtë aspekt, duke ju dhënë ndihmë dhe duke biseduar edhe me Komisionin Evropian, në mënyrë që kjo situatë diskriminuese për popullin tuaj, të zgjidhet dhe ju të gëzoni udhëtimin pa viza dhe të lirshëm në zonën Shengen”, kishte thënë Kukan në tetor të vitit 2013.
Postimi i plotë i tij:
Lajm i trishtë vdekja e Eduard Kukan, një mendje e ndritur e gjeopolitikës, një mik i Kosovës dhe Ballkanit dhe një evropian i vërtetë! Në krye të listës së miqve të mëdhenj, por shumë të paktë të Kosovës në Sllovaki, ishte Eduard Kukan! Çdoherë do e kujtoj dhe nderoj si të tillë! Ngushëllime familjes dhe miqve!/InLajmi/

















