Deputetja e Grupit Parlamentar të VV-së, Jeta Statovci, ka thënë se tarifat e reja të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i prekin 70 % e konsumatorëve në vend.
“Kanë qenë 3 lëvizje që janë bërë pas propozimit të ZRRE-së: bllok tarifa ka shkuar nga 600 kilovat në 800, çmimi nga 14 cent ka rënë në 12.52 cent dhe zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të konsumatorëve që preken”, është shprehur Statovci.
“Janë 30 % e konsumatorëve që preken e të cilët janë ata që shpenzojnë më shumë energji”, tha ajo.
Statovci ka thënë se situata aktuale është e padëshirueshme por që nuk është prekur vetëm Kosova, tha Statovci në Rubikon.
“Kriza ka prekur edhe vendet e rajonit edhe shumë vende të fuqishme. Goditja pandemike, situata gjeopolitike dhe të tjera kanë bërë që të ketë ngritje të çmimit”, tha ajo.