Gazetari Valon Syla, ka folur për burrin e presidentes Vjosa Osmani – Prindon Sadriun, ku ky i fundit dje i quajti mediat “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Syla tha se Prindon Sadriu ka pasurnon-stopskandale, por s’i janë përmendur.
“Prindoninon-stop ka pasur skandale por s’ia kemi përmendur. Por, meqë po sillet kështu që po filloj”, ka thënë Syla.
Tutje, gazetari Syla tha se Prindon Sadriu është rrahur me një diplomat brenda ndërtesës së qeverisë.
“Një rast ka qenë kur në ndërtesën e qeverisë është rrahur Prindoni me një diplomat i cili sot gjendet në Lindje të Mesme”, është shprehur Syla.
Krejt në fund, Syla tha se do ta shohim nëse do t’i kushtojë Prindon Sadriut ky qëndrimi i tij, shtoi Syla në Pressing.
“Një polic për një mendim që e pati, i kushtoi me suspendim. Tash të shohim a do t’i kushtojë Prindon Sadriut”, shtoi Syla.