Deputeti nga radhët e LVV-së, Armend Muja në seancëne Kuvendit të Kosovës, ka thënë ha se nga shtrenjtimi i rrymës nuk preken 80% e qytetarëve, raporton InLajmi.
Sipas tij, Kosova ishte i vetmi vend në Evropë ku çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit në vitin e kaluar.
“80% e qytetarëve të Kosovës nuk afektohen nga rritja e çmimit të energjisë. Është mirë të kuptohet”, tha Muja.
Ai tutje tha se vendimi për heqjen e faturimit në veri është marrë në vitin 2014.
“Vendimi që veriu të përjashtohet nga faturimi është marrë në vitin 2014. ZRRE e ka marrë vendimin që KEDS-it t’ia heq faturimin e veriut, në vitin 2017. ZRRE-ja e partive në pushtet ua ka vendos KOSTT-it obligimin për me e pagu rrymën në veri si devijim”, tha Muja./InLajmi/