Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi dhe analisti, Sadri Ramabaja, kanë debatuar ashpër lidhur me rritjen e çmimit të rrymës.
Diskutimi u ashpërsua kur Krasniqi shprehi shqetësimin e tij lidhur me shtrenjtimin e rrymës.
“Unë s’jam i qetë z. Ramabaja sepse mua më është shtrenjtuar rryma dyfish. Unë jam i shqetësuar…”, është shprehur Krasniqi.
E autori i emisionit, Leonard Kërquku, tha se Krasniqi nuk harxhon shumë rrymë.
“Krasniqi nuk është prej atyre që harxhojnë shumë rrymë”, ka thënë Kërquku.
Ramabaja tha për Krasniqin se ky i fundit është bzinesmen dhe i ka 3 biznese.
“Jo more ky është biznesmen, i ka tri biznese…”, ka thënë Ramabaja.
Në atë moment, Krasniqi jepi ultimatum kur tha se nëse deri nesër Ramabaja s’ka fakte për këtë, Krasniqi tha se do ta çojë Ramabajën në gjyq, përcjell Gazeta Express.
“Nuk është e vërtetë dhe nëse nuk ke fakte për këtë punë, nesër në gjyq të çoj, nuk është e vërtetë. Nëse nuk ke fakte deri nesër me i publiku, nesër unë dhe ti shkojmë në gjyq”, tha Krasniqi.