Kryesuesi i bordit të ZRRE-së Ymer Fejzullahu, ka sqaruar se si pritet të bëhet llogaritja e çmimit të faturave me tarifat e reja për energjinë elektrike.
Sipas tij ata që shpenzojnë mbi 800 kw, janë përfituesit më të mëdhenj nga subvencionimi i propozuar nga qeveria.
Kjo siç thotë ai sepse ata përfitojnë edhe në bllokun deri në 800kw, përcjell Klankosova.tv.
Njëkohësisht do të marrin zbritjen edhe për kilovatorë që shpenzojnë në bllokun mbi 800.