Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për konkursin e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe është pyetur edhe për fjalinë e përdorur nga Albin Kurti ” le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi”.
Haxhiu thotë se s’duhet harruar ato që janë deklaruar në të kaluarën derisa ka shpjeguar arsyen pse Kurti e ka thënë atë fjali.
Tutje ministrja ka konfirmuar bisedën me ish-prokurorin Elez Blakaj, dhe ka treguar përgjigjen që ka marrë kur e ka ftuar të kthehet në Kosovë, tha ajo në DPT te Fidani në T7.
“Nuk duhet ti harrojmë ato qe i kemi thënë ne te kaluarën. Arsyeja pse ka thënë shkon Lumezi, vjen Elezi, ka dashur te thotë qe gjate qeverisjes tone s’do te ketë prokuror qe kërcënohen. Unë kam pasur komunikim me Blakajn, e kam ftuar qe te vije ne Kosove. Por nuk e di ne çfare shkalle e kane kërcënuar atë dhe familjen. Me ka thënë shohim ne te ardhmen”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.