Udhëheqësit botërorë po shtojnë përpjekjet për të ulur tensionet mbi Ukrainën ndërsa frika për një pushtim rus po rritet, transmeton InLajmi.
Presidenti francez Emmanuel Macron po takon liderin rus Vladimir Putin në Moskë, ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden pret kancelarin gjerman Olaf Scholz në Uashington.
Ndërsa bisedimet filluan, presidenti rus vlerësoi Macron për përpjekjet e tij “për të zgjidhur krizën” në Ukrainë.
Përpara udhëtimit, Macron i tha një gazete franceze se ai besonte se një marrëveshje mbi Ukrainën ishte e arritshme dhe tha se Rusia kishte të drejtë të ngrejë shqetësimet e veta të sigurisë.
Rusia aktualisht ka më shumë se 100.000 trupa të grumbulluara në kufijtë e Ukrainës.
Fuqitë perëndimore akuzojnë vendin për planifikimin e një pushtimi, diçka që Rusia e ka mohuar vazhdimisht, shkruan BBC.
Zyrtarët amerikanë thanë të dielën se Rusia ka mbledhur 70% të forcave ushtarake të nevojshme për një pushtim në shkallë të plotë. /InLajmi/