Kiana Kryeziu ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërorë Pekin 2022 të hënën herët në mëngjes, duke u bërë gruaja e parë që e përfaqëson Kosovën në lojëra dimërore.
Ndërkohë, Albin Tahiri, e ka arritur kohën më të mirë personale në garën e tij të zhvilluar sot po ashtu
Kryeziu dhe Tahiri janë 2 atletët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në Pekin 2022, të 2 në garat me ski
Pothuajse 3.000 atletë garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore të këtij viti.
Lojërat Olimpike të vitit 2022 në kryeqytetin kinez Pekin mbahen nën një bojkot diplomatik nga shumë vende perëndimore, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Kanadanë, për shkak të shqetësimeve në lidhje me të drejtat e njeriut në Kinë, raporton Gazeta Express.
Lojërat Olimpike Dimërore do të përfundojnë më 20 shkurt.