Real Madrid ka shënuar fitore në shtëpi me vështirësi ndaj Granadas.
“Los Blancos” arritën të fitojnë me rezultat minimal 1 – 0, pavarësisht që dominuan në tërë ndeshjen.
Reali ishte më kërkues qysh nga minuta e parë, mirëpo nuk ia dolën t’i finalizojnë aksionet e shumta.
Ishte sulmuesi Marco Asensio që realizoi një supergol nga distanca për t’i dhënë epërsinë, njëkohësisht fitoren gjigantit madrilen.
Granada gjithashtu provoi me disa kundëraksione, derisa plotë 80 minuta i zhvilloi edhe ylli shqiptar, Mryto Uzuni, shkruan lajmi.net.
Me këtë fitore, Reali ‘blindon’ kreun me 53 pikë, 6 më shumë se pozita e 2-të që është Sevilla, derisa Granada renditët në pozitën e 16-të me 24 sosh.